09:29 / 29.09.2019
Vjosa Osmani sot në Vushtrri, Drenas, Mitrovicë e Prishtinë
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë shumë tubime me qytetarët e Kosovës si pjesë e fushatës zgjedhore.
Në orët e paradites, në Hotel “Emerald” do të prezantohet planprogrami i partisë për arsimin.
Ndërsa pas përfundimit të këtij tubimi, në orën 14:00, do të mbahet tubim me qytetarët e Vushtrrisë. E ky tubim do të mbahet në qendër të qytetit.
Osmani në orën 15:30, do të jetë në Drenas në takim me qytetarët e kësaj komune.
Pas këtij tubimi, ajo orën 17:00 do të mbajë takim me qytetarët e Mitrovicës në sheshin e këtij qyteti. Nga aty, LDK do ta vazhdojë fushatën në Prishtinë.























