Mertens dëshiron të largohet nga Napoli
BKT
Sport

Mertens dëshiron të largohet nga Napoli

Carlo Ancelotti dhe Aurelio De Laurentiis e kanë përsëritur disa herë së dëshirojnë të rinovojnë kontratën me Dries Mertens, por për momentin gjithçka duket e bllokuar.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit përfundon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që ofertat apo zërat rreth së ardhmes së tij nuk kanë munguar.

Ofertat më të mira për sulmuesin vijnë nga Kina, atje ku shumë klube janë gati t’i ofrojnë kontrata shumë ta pasura, ndërkohë që edhe MLS mbetet një opsion.

Nga ana tjetër, duket se belgu preferon një rikthim në vendlindje, atje ku Anderlechti është gati t’i ofrojë një kontratë. Në rast se rinovimi nuk vjen, Mertens do të largohej me parametër zero nga Napoli.