Mbushen rrugët me billboarde, Veseli-Trump (Foto)
BKT
Lajme

Mbushen rrugët me billboarde, Veseli-Trump (Foto)

Partia Demokratikë e Kosovës tashmë ka filluar t’i ndryshojë billboardët nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës.

Ata janë duke i zëvendësuar me fotografi, ku lideri i PDK-së, Kadri Veseli shihet bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Tash e disa ditë PDK-ja ka filluar një fushatë, ku është duke promovuar lidhjet e ngushta ndërmjet Veselit dhe Trumpit.

Po ashtu, Kadri Veseli dje në Lipjan kishte ndërlidhur luftën e tij kundër korrupsionit me luftën globale të Trumpit kundër korrupsionit.

Në muajt e fundit administrata Trump ka filluar një iniciativë për luftimin e korrupsionit në botë, gjë e cila është reflektuar edhe në Kosovë, ku ambasadori Kossnet në baza ditore shkruan kundër korrupsionit.

Veseli është kandidati i vetëm për kryeministër që ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donalt Trump.


MË SHUME NGA Lajme