16:12 / 30.09.2019
Vjosa Osmani bën homazhe tek Kompleksi Memorial në Han të Elezit
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe viktimave civile në Han të Elezit.
Ajo ka thënë se dëshmorët dhe viktimat civile janë themeli i lirisë së Kosovës.
“Dëshmorët dhe viktimat civile, këtu në Han të Elezit dhe në gjithë Kosovën, janë themeli i lirisë sonë, të cilët do ta kenë nderimin dhe respektin e përjetshëm”.























