16:13 / 30.09.2019
Juventusi kërkon mbrojtës krahu, tenton Thomas Meunier
Situata në mbrojtjen e Juventusit nuk është aq e mirë. Drejtuesit bardhezi do të ndërhyjnë në afatin e janarit pikërisht në këtë repart për të afruar një lojtar krahu dhe emri që i pëlqen Paraticit është Thomas Meunier.
Belgu është në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit nuk i kanë ofruar ende diçka konkrete që e kënaq çka do ta shtynte drejt Juves ndërsa këta të fundit duan të përdorin kartonin e Emre Can për të mos shpenzuar para për këtë operacion.























