Arsyet pse duhet të ndiheni mirënjohës dhe falënderoni gjyshërit
Gjyshërit janë një ndër figurat kryesore gjatë fëmijërisë sonë. Ata jo vetëm që ndihmojnë fëmijët e tyre (edhe ekonomikisht), por kujdesen për shtëpinë, si dhe kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.
Një sondazh i kryer nga kompania hulumtuese Ipsos për fondacionin Korian, thoshte se “Të moshuarit e sotëm në Evropë që të ndihen mirë duhet të ndihen të dobishëm”. Duke qenë se fillimi i tetorit në shumë vende njihet si java e gjyshërve, më poshtë ju sjellim disa arsye pse duhet t’i falënderojmë ata:
Ndihmojnë në shtëpi
Sipas studimit të Ipsos, 35% e gjyshërve kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre; 25% ndihmojnë në detyrat e shtëpisë dhe 19% presin pjesëtarët e familjes gjatë pushimeve. Pothuajse gjysma (rreth 40%) më pas i ndihmojnë fëmijët ekonomikisht, falë kursimeve.
Ata janë një pikë referimi për fëmijët
Gjyshërit u ofrojnë fëmijëve një lidhje shtesë emocionale që i pasuron të vegjlit. Nuk është e nevojshme të mendosh dhe të frikësohesh se marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve do të dobësohen nëse fëmijët janë të lidhur edhe me gjyshërit. Në të vërtetë, për nipërit dhe mbesat do të jetë një mundësi për të pasuruar jetën dhe zemrën e tyre. Dhe kur, gjatë adoleshencës, marrëdhëniet me nënën dhe babin bëhen disi të acaruara, fëmija mund të gjejë përsëri shpëtim tek gjyshërit.























