Me çokollatë kundër kollës
Ky lajm do të gëzojë të gjithë adhuruesit e çokollatës! Në fakt, ëmbëlsira e preferuar ndihmon në qetësimin e kollës kronike, ka treguar një studim i shërbimin shëndetësor nacional britanik.
Në hulumtim kishin marrë pjesë 300 britanikë me problem të theksuar të kollës së thatë, e që e kishin shëruar përmes alkaloidit të thartë nga kakao. Shërimi kishte zgjatur 14 ditë.
Doza ditore e substancës teobrominë, në të cilën ishin bazuar pacientët ishte 1.000 mg, e rezultatet kanë treguar zvogëlimin e kollës për 60 për qind. Në studimin e dytë, të cilin e kishte bërë Instituti Nacional i Britanisë për zemër dhe mushkëri, ka zbuluar që teobromina bllokon sensorat në tru që shkaktojnë kollën. Pos në çokollatë, teobromina gjendet edhe në prodhimet e tjera ushqyese që përmbajnë kakao dhe në gjethet e çajit.
Vetitë shëruese të hudhrës
Sasia e teobrominës në kakao pluhur ndryshon nga dy deri në 10 për qind. Sasia e teobrominën në 100 g çokollatë të zezë është rreth 1.600 mg, në çokollatën ëmbëltuar rreth 500 mg, e në çokollatën me qumësht vetëm 200 mg. Por, çokollata mund të mos jetë zgjidhje për gjithë jetën, pasi që kolla mund të kthehet pas ndalimit me "terapinë me çokollatë".























