Nëse doni të lini duhanin bëni mirë që më parë të hiqni dorë nga ky ushqim
BKT
Lifestyle

Nëse doni të lini duhanin bëni mirë që më parë të hiqni dorë nga ky ushqim

Nëse jeni nga ata njerëz që keni vendosur të lini duhanin, duhet ta dini se ky ushqim ju lehtëson punë.

E gjitha ka të bëjë me konsumimin e sa më shumë perimeve dhe më pak të mishit, apo dhe zëvendësimin e një filxhan kafeje me një gotë qumësht.

Sipas studimit të kryer nga psikologu, Joseph McClernon, frutat, perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Por mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proçes më të shijshëm.

“Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas duhanit për shkak të nikotinës. Por ne po mësojmë akoma më shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme” shprehet psikologu.

Prandaj ju që doni të lini duhanin, konsumoni sa më shumë fruta, dhe sa më pak mish.