00:05 / 03.10.2019
Peci: Nëse fiton LDK-ja projekti për stadiumin kthehet në Bërrnicë
Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në rast se LDK merr pushtetin qendëror, atëherë projekti për stadiumin nacional do të khehet në Bërrnicë.
Ai ka folur të mërkurën në RTK, ku temë debati ka qenë Sporti dhe Kultura.
“Me ardhjen e LDKsë në pushtet projekti për stadimun do të kthehet në Bërrnicë. Zhvendosja e stadiumit nacional në periferi ne mendojmë që nuk është njëhap që ne e vlerësojmë. Kompleksi do të jetë shumë më funksional”, ka thënë ai.
“Ne mendojmë që aspektin e legjislacionit ta avancojmë edhe më shumë”.
Ai ka thënë se menaxhimi i objekteve sportive është një prej problemeve që janë evidentuar.























