Berbatov: Shpresoj që United të mos përfundojë si Liverpool
Legjenda e Manchester United, Dimitar Berbatov ka thënë se nuk dëshiron që Manchester United të përfundojë si Liverpool.
United këtë sezon nuk është në formë të mirë pasi është në vendin e dhjetë në tabelë. Berbatov ka thënë se është vështirë ta pranojë që “Djajtë e Kuq”, janë më të dobët se Liverpool e City.
“Është vështirë për mua ta pranojë që United është shumë mbrapa Cityt e Liverpoolit. Kur i sheh duke luajtur e sheh sa të sigurt dhe të qetë janë, ndonjëherë United nuk është e qetë dhe ndikohet nga kjo gjë. Shpresoj që të mos përfundoj si Liverpool dhe të pres për 29 vite për të fituar titullin. Gjashtë vite pa fituar titull është shumë për një klub si United. Duhet ta gjejnë formulën për të fituar në një kohë sa më të shkurtër”, deklaroi ai.
Manchester United në shtatë ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar nëntë pikë, 12 pikë më pak se lideri Liverpool.























