Hoxha: Fuqizimi i grave ndërmarrëse dhe në vendimmarrje, prioritet imi
Sot, gjatë një vizite në një çerdhe, kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me Dhurata Hoxhën, kandidate për deputete e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, e kanë takuar Gëzimen e cila ka 76 punëtorë.
“Gruaja ndërmarrëse, gruaja në vendimmarrje, gruaja në politikëbërje, janë pjesë e platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli dhe janë vlerë e shtetit që po ndërtojmë”, ka deklaruar Hoxha.
Ajo ka shkruar po ashtu se “gruaja e bën dallimin cilësor në çdo fushë të jetës”.
Postimi i plotë i Dhurata Hoxhës në Facebook:
“Me Kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veselin, takuam ndërmarrësen e shquar, Gëzimen.
Gruaja ndërmarrëse, gruaja në vendimmarrje, gruaja në politikëbërje, janë pjesë e platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli dhe janë vlerë e shtetit që po ndërtojmë.
Barazia gjinore, gjithëpërfshirja e grave me gjasa e mundësi të barabarta, janë çështje madhore për fitoren tonë më 6 Tetor.
Gruaja e bën dallimin cilësor në çdo fushë të jetës.
Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin!

























