​Haradinaj: Angazhim i përbashkët rreth dialogut pa kushte
BKT
Lajme

​Haradinaj: Angazhim i përbashkët rreth dialogut pa kushte

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se mirëpret emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shtoi se do të punojnë dhe angazhohen bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme