Ilaçet natyrale kundër dhembjes
BKT
Lifestyle

Ilaçet natyrale kundër dhembjes

laçet natyrore, nëse janë efikase sa edhe ato klasiket, atëherë preferohen më shumë, meqë edhe efektet anësore i kanë më të vogla.

Vaji i peshkut - Ka studime të cilat dëshmojnë se vaji i peshkut ndihmon te disa sëmundje, duke filluar nga ato kardiovaskulare, e deri te depresioni dhe astma, por vaji i peshkut përdoret me sukses edhe kundër dhembjes.

Ai qetëson inflamacionet, prandaj mund ta zvogëlojë dhembjen te shumë procese kronike. 

Vitamina D - Një studim i bërë në vitin 2009 ka treguar sesi personat që kanë një nivel më të ulët të vitaminës D, kanë nevojë thuajse për një dozë dyfish më të madhe të tabletave kundër dhembjes.

Magnezi - Disa studime kanë treguar sesi suplementet e magnezit mund të ndihmojnë te migrena dhe ngërçet në muskuj.

Jogurti - Jogurti është i dobishëm te dhembjet menstruale. Është i pasur me kalcium, i cili e qetëson sistemin nervor. Bakteret e mira të jogurtit neutralizojnë toksinet në lukth.

Kafja - Kafja forcon veprimin e substancave të tjera kundër dhembjes. Kafeina stimulon receptorët në lukth që të absorbojnë më shpejt substancat që veprojnë kundër dhembjes.