Si ta keni një zemër të shëndoshë?
BKT
Lifestyle

Si ta keni një zemër të shëndoshë?

Çdo ditë duhet të ushtroni, të paktën një orë. Nuk është e thënë që të shkoni në palestër, sepse edhe nëse bëni pastrime në shtëpi, ato janë ushtrime në vete.

Më pas, duhet t'i kushtoni kujdes të madh asaj që hani. Në menynë tuaj duhet të ketë drithëra integrale, pemë dhe perime, e duhet të shtoni edhe proteina pa dhjamë, të cilat i gjeni në bishtaja, te vezët dhe disa lloje të djathit.

Gjashtë ushqime, të cilat janë plot me karbohidrate

Pirja e duhanit e rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut për 2 deri 4 herë. Duhanpirja pasive e rrit këtë rrezik për 30%. Stresi dhe depresioni, si dy sëmundje të përditshmërisë sonë, ndikojnë direkt në zemër. Nëse jeni nën stres, një gjë e tillë lë pasoja te zemra juaj.

Provoni që të relaksoheni, por shkoni gjithsesi edhe te mjeku. Mbipesha dhe obeziteti janë edhe një faktor tjetër që ndikon negativisht në zemër. Indeksi i masës trupore më i lartë se 25 është i rrezikshëm, prandaj mbajeni peshën sa më adekuate trupore.