Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Rrahman Jashari kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, i cili do të flasë më shumë për ditën botërore të mësuesit.

Po ashtu mysafir do të jetë Labinot Xhoxhaj boksier si dhe Burim Hasaj KBOX Glattbrugg, të cilët do të flasin rreth Boksit, të shtunën do të jetë meqi miqësor në boks Zvicër-Kosovë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme