Rashiq tregon se me kënd do të bëj koalicion “Sloboda” pas 6 tetorit
BKT
Lajme

Rashiq tregon se me kënd do të bëj koalicion “Sloboda” pas 6 tetorit

Në një intervistë dhënë për lajmi.net, bartësi i listës së koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq ka folur edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore.

Bartësi i listës së koalicionit “Slloboda”, Nenad Rashiq, në një intervistë për lajmi.net, ka folur edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore.

I pyetur se me cilën parti kosovare do të bënit koalicion pas 6 tetorit, Rashiq, nuk ka treguar ndonjë parti të caktuar.

Sipas tij, të gjitha partitë politike kosovare kanë hapësirë për marrëveshje të koalicionit.

Rashiq, po ashtu ka thënë se koalicioni “Sloboda”, ka edhe përkrahjen e ndërkombëtarve dhe jo vetëm të shqiptarëve për shkak të bindjeve të tyre politike, por që koalicioni i mundshëm me cilën do parti kosovare, varet edhe prej vet “Slobodës”.

“Shikoni, unë jam gjatë në politikë dhe po njihem personalisht me secilin kandidat për kryeminsitër dhe me strukturën dhe unë e di që ka hapësirë për marrëveshje me të gjtihë ata. Nëse ju jeni të vetëdijshëm, nëse keni plane të cilat me të vërtetë mund ta impononi ose zbatoni brenda institucioneve të Kosovës dhe në atë aspekt gjithmonë kemi një mbështetje. Për shembull ne që po përpiqemi që të jemi vizionar, kemi mbështetje dhe elemente të cilët janë ndërkombëtare, siç janë ambasadat e ndryshme, prej Zyrës së Bashkimit Evropian. Kështu që jam i sigurt që kjo varet absolutisht prej nesh çka po propozojmë dhe çfarë planesh do t’i propozojmë për një marrëveshje potenciale të koalicionit. Eksperienca më tregon se kemi koalitet që të dizajnojmë një gjë të tillë dhe në momentin kur t’i prezantojmë ndoshta do të ketë korrigjime dhe kjo është normale, por sido qoftë, me një prezantim institucional, me një prezantim të fortë i cili bazohet në ekonomi, besoj shumë që secili prej atyre që mund të jetë kryeministër do të pranonte në formën qëështë e arsyeshme dhe është e mirë, por ndoshta edhe mund të përdoren edhe disa elemente prej planit edhe për zbatim në vendet tjera ku nuk janë vetëm serbët por edhe komunitetet tjera. Kështu që besoj në kapacitetet tona, bësoj që mund ta prodhojmë një marrëveshje koalicioni në të ardhmen nëse arrijmë deri në atë moment dhe pastaj ju garantoj se do t’ju informojmë për secilin prej aktiviteteve qoftë marrëveshjen, përgatitjen e marrëveshjes, plani aksional ose çfarëdo aktiviteti tjetër”, ka deklaruar Rashiq.


MË SHUME NGA Lajme