Interi kishte ofruar shumë të çmendur për Messin
BKT
Sport

Interi kishte ofruar shumë të çmendur për Messin

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar ofertën e Interit për Lionel Messin.

Ai ka treguar një histori të padëgjuar më parë, duke thënë se Inter kishte ofruar një shumë të çmendur prej 250 milionë euro për argjentinasin.

“Ishte viti 2016, kur pronari i Interit, Moratti ofroi 250 milionë euro për Messin. Ai më ofroi këtë shifër parash por unë i thash jo. Problemi ishte se ata po mundoheshin ta bindin babain e Messit”, tha fillimisht Laporte. 

“Fatmirësisht ata vendosën që Messi të qëndroj. Imagjinojeni se sa shumë do të ndryshonte historia nëse Messi do t’i bashkohej Interit”, përfundoi ai.