Ferizaj mposht Llapin midis “Zahir Pajazitit”
RTKlive
Ferizaj e ka shkatërruar Llapin midis stadiumit “Zahir Pajazitit”, duke e mposhtur me rezultat 2-4, të shtunën në kuadër të javës së tetë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.
Llapjanët pas fitores së madh në javën e kaluar kundër Feronikelit, pësuan humbje të “papritur” në duel me Ferizajn.
Ferizajasit më mirë e nisen lojën dhe vetëm pas tre minutave lojë përmes Livrokës, kaluan në epërsi prej 0-1. 30-të minuta më vonë Mustafa dyfisho avantazhin e Ferizajt në 0-2, derisa Zhdrella (43’), ngushtojë rezultatin në 1-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, pritje rikthimi i skuadrës së Tahir Batatinës, megjithatë, ishin ferizajasit ata që çuan edhe dy herë topin në rrjetë, më anë të Asanit (47’) dhe Shalës (68’), kurse, krejt çfarë bën nikoqirët në pjesëlojën e dytë ishte goli i Maliqit (84’).
Llapi mbetet në pozitën e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe lideri i tabelës, Drita, derisa Ferizaj më këtë fitore ngjitët në vendin e tetë me 9 pikë të tubuara.























