Voton Valdete Daka, ky është mesazhi i saj
BKT
Lajme

Voton Valdete Daka, ky është mesazhi i saj

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tashmë ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës, duke hapur kështu edhe zyrtarisht vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë..

Me këtë rast Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kryejnë këtë obligim gjithashtu edhe liderëve dhe partive politike në mënyrë që Kosovën ta nxjerrin me një imazh të mirë.

“Pasi e përfundova obligimin tim qytetar i ftoj të gjithë qytetarët, i ftoj të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që ditën e sotme të kenë kujdes dhe pasi që procesi që nga ky moment është në duart tyre, ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh gjatë ditës së sotme në fund të ditës i faturohet Kosovës e jo atyre. Pra, tu tregojmë të gjithëve se kemi kulturë të lartë demokratike se dimë të votojmë dhe se duam shtetin tonë", tha Daka.


MË SHUME NGA Lajme