Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans historik për nga pesha
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Qendrën e Votimit në Fakultetin Juridik. Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël, pasi votoi tha se sot është ditë e veçantë për tu dhënë përgjigje sovrani gjitha partive politike.
(E plotësuar) Me këtë rast, Kurti para të pranishmëve ka thënë se pas votimit të ditës së sotme, festa do të shndërrohet në festë masive.
"Dita sot është fortë e veçantë të gjitha përgjigjeve të gjitha partive e politikanëve në fushatë përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi se a je i pasur apo i varfër, a je grua apo burrë, i ri apo i moshuar a vjen nga fshati a nga qyteti a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo të gjithë jemi të barabartë sistemi politik është hapur për të gjithë dhe secilin prej nesh. Unë u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha", tha Kurti























