Chelsea e United në kërkim të fitoreve, në La Liga spikat Barça-Sevilla
E diel e mbushur me emocione që ofron sfidat më të rëndësishme nga kampionatet elitare në Europë.
Nga Premier League do të transmetohen dy takime mjaft interesante, me protagonistë Chelsea-n dhe Manchester United.
“Blutë” e Londrës do të zbresin në fushë në orën 15:00, në transfertë me Southamptonit. Skuadra e Frank Lampard, pas një starti zhgënjyer të sezonit, duket se e ka marrë disi veten, por ende është në kërkim të një vazhdimësie rezultatesh pozitive, për të ruajtur kontaktet me grupin kryesues.
Me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 7 javët e para, londinezët mbeten larg Liverpoolit apo Manchester City-t, por vendi i katër, që mbahet nga Crystal Palace, është vetëm tri pikë larg. Historiku i përplasjeve direkte favorizon Chelsea-n që i ka fituar të katër takimet e fundit të zhvilluara në “St. Mary’s Stadium”.
Në orën 17:30, “Djajtë e Kuq” luajnë në transfertë me Newcastle United, që në bazë të rezultateve është skuadra e dytë më e dobët e Premier League-s në këtë sezon. Gjithsesi, as skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka bërë shumë më mirë se “qymyrxhinjtë”, pasi ka grumbulluar vetëm 9 pikë nga 21 të mundshme në 7 javët e para.
Nga Primera Division spikat sfida e mbrëmjes (21:00) mes Barcelonës dhe Sevillas, që do të zhvillohet në “Camp Nou”. “Blaugranat” vijnë me moralin e lartë për asaj fitoreje të madhe me përmbysje ndaj Interit në Champions, ku Lionel Messi, edhe pse nuk realizoi, ishte vendimtar me lojën e tij. Fitorja e Realit të Madrid ndaj Granadas e ka çuar në 5 pikë diferencën mes rivalëve të mëdhenj, ndaj skuadra e Valverdes është e dënuar të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të rikthyer diferencën prej vetëm 2 pikësh me “Los Blancos”.
Në orën 16:00, Atletico e Madridit luan në transfertë ndaj Valladolidit. Ndwrkohw, të apasionuarit e futbollit gjerman mund të ndjekin në orën 13:00 B. Munchengladbach – Augsburg dhe në 15-30 Wolfsburg – Union Berlin, ndërsa në orën 18:00 E. Frankfurt – Verder Bremen.
Nga Ligue 1 në orën 21:00 takohen St. Ettiene – Lyon, ndërsa nga Eredivizie Den Haag – Ajax (12:15), Fortuna Sittard – Feyenoord (14:30) dhe PSV – VVV (16:45). /SS/























