Kosnett uron që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike
BKT
Lajme

Kosnett uron që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka vizituar Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë. Ai uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kosnett u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre. Ndërsa, Vladimir Milkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë lëshim në këtë vendvotim, derisa tha se të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë rreth 22 mijë qytetarë.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.


MË SHUME NGA Lajme