KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike në ditën e zgjedhjeve
BKT
Lajme

KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike në ditën e zgjedhjeve

KEDS njofton se sa i përket furnizimit me energji elektrike gjithçka është në rregull në këtë ditë të zgjedhjeve.

Ekipet në terren, të cilët po mbulojnë me aktivitetin e tyre çdo qendër votimi, po raportojnë për mbarëvajtje të mirë, pa asnjë problem. As në Qendrën e Thirrjeve nuk ka raportime deri me tash për ndonjë prishje apo problem.

KEDS ka të mobilizuar anekënd vendit sot rreth 550 punëtorë, të cilët kanë asistuar edhe në punë jashtë kompetencës së tyre  siç është ndriçimi i brendshëm i qendrave të votimit.

Ndërkohë, siç shihet në foto, stafi qendror po monitoron operimin e rrjetit në kohë reale përmes sistemit digjital nga objekti qendror i KEDS'it në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme