Ribery-n e kënaq fitorja kundër Udineses, ka dy fjalë edhe për Firencën
Fiorentina me golin e Milenkovic mundi Udinesen me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të Serisë A, raporton RTKLive.com.
Franck Ribery njëri më të mirët tek skuadra nga Firenca, është shprehur i lumtur me trepikëshin e fituar të skuadrës së tij.
Francezi, i cili gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua skuadrës së Fiorentinës, tha se skuadra e tij luajti me zemër në duel me Udinesen. Ribery thotë se po kalon momente të bukura tek skuadra “viole”.
“Jam shumë i lumtur kur shoh një ambient të tillë. Ne luajtëm me zemër dhe guxim”, theksoi Ribery.
“Më pëlqen të luaj futboll, po kaloj momente të bukura”.
“Ne duhet vazhdojmë të punojmë mirë. Sot fituam një ndeshje të vështirë”, tha ish-ylli i Bayern Munich.
Ai ka shtuar se i pëlqen qyteti i Firencës. Ribery thotë se Fiorentina ka një skuadër të mirë më lojtarë të rinj.
“Më pëlqen Firence, madje edhe familjes sime. Kemi një ekip të mirë, të përbërë nga shumë lojtarë të rinj. Gjëja e rëndësishme është që ndihem mirë, unë jam duke punuar çdo ditë në maksimum dhe është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë”, përfundoi francezi.























