19:04 / 06.10.2019
Exit poll-Muja: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve
Për rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, exit-poll ka realizuar edhe TVDukagjini.
Sipas Armend Mujës, nga exit poll fituesi i zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës është VV. Sipas këtij hulumtimi VV ka marr 204 mijë e 265, LDK e dyta, PDK e treta, AAK-PSD e treta, pasuar nga koalicioni Nisma-AKR.


Sipas tij në zgjedhje kanë dalë 42.2 % e qytetarëve.
Ndryshe exit poll janë rezultate jo zyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejt të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor.























