Demolli - Nimani: KQZ ka bërë një punë që është për lëvdatë
Demokracia në Veprim ka publikuar mbrëmë rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë, tha Mexhide Demolli - Nimani nga DnV.
Sipas raportimit të fundit të DnV-së, thotë ajo, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.37 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 %. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.78 %, ndërsa koalicioni AAK-PSD 11.6 %, Lista Serbe ka marrë 6.61%, ndërsa Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- PD 5.06 %.
Demokracia në Veprim përmes vëzhguesve të saj, sipas saj e ka ndjekur nga me kujdes procesin zgjedhor dhe ka raportuar për disa parregullsi zgjedhore, të cilat zakonisht e përcjellin këtë proces.
“Ajo që brengos më shumë është votimi me asistencë, ka patur raste kur një person ofron më shumë se një herë asistencë” thotë ajo.
Procesi zgjedhor ka qenë demokratik dhe ka kaluar shumë mirë, ndoshta më i miri në rajon dhe puna e KQZ-së ishte për çdo lëvdatë, tha ajo.
“Pritet që sot procesi i numërimit të vazhdojë dhe lufta tani fillon për numërimin e votave për deputetët e ardhshëm”, tha pos tjerash ajo.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























