Jakup Krasniqi uron sovranin dhe Albin Kurtin
BKT
Lajme

Jakup Krasniqi uron sovranin dhe Albin Kurtin

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka uruar fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është fitore e demokracisë:

URIMI PËR ZGJEDHJET!

Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë.

Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin!

Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!

Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!


MË SHUME NGA Lajme