10:08 / 07.10.2019
Ali Ahmeti: Kosova demonstroi standarde europiane
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, në prononcimin e parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës ka përgëzuar qytetarët e saj dhe partitë e politike.
Ahmeti ka thënë se Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde europiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit.
"Përgëzimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë proces kaq të rëndësishëm në kohëra vendimtare për Kosovën dhe rajonin.
Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.























