Erdogan: Marrëveshja Kosovë-Serbi, siguron stabilitet e paqe në Ballkan
Presidenti i Turiqsë, Rexhep Taip Erdogan ka komentuar marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të japë gjithçka nga vetja për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe theksoi se marrëveshja, që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të ishte e pranueshme edhe për Turqinë.
Erdogan gjatë një interviste me të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se arritja e marrëveshjes për çështjen e Kosovës, që i ndan të kënaqura të dyja palët, ka rëndësi të madhe për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
Andaj, Turqia e mbështetë vazhdimin e procesit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me synim arritjen e marrëveshjes së plotë, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se raportet mes Turqisë dhe Serbisë janë të bazuara në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.
“Të jemi dëshmitar të gjitha projekteve që kemi realizuar së bashku me mikun tim të dashur Vuçiqin më bën të ndihem krenar dhe tregon se jemi në rrugën e duhur. Nuk kam aspak dyshime se me këtë dëshirë politike nga të dyja palët, do ta përmirësojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë”, theksoi ai.
Erdogan ka theksuar se shteti i tij i kushton rëndësi sigurimit të stabilitetit në Serbi dhe mbështet përpjekjet e Serbisë rreth zgjerimit ekonomik dhe procesit të anëtarësimit në BE.























