Beqaj: S`duhet të pritet gjatë për institucionet e reja
BKT
Lajme

Beqaj: S`duhet të pritet gjatë për institucionet e reja

Analisti Behlul Beqaj ka thënë se nuk duhet të vonohet krijimi i institucioneve të reja.

Ai duke folur në “Imazh” te RTK, ka theksuar se nëse ka vonesa mund të ketë pasoja negative. “Unë mendoj se dy rrugë janë: nëse ndiqet rruga që ka të bëjë me racionalitet dhe me logjikën e shëndoshë , nuk duhet të pritet gjatë. Po nëse shkohet në rrugën iracionale, atëherë do të komplikohen gjërat dhe mund të ndodhë që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por situata mund të destabilizohet, Kosova do të jetë në bisht të ngjarjeve të zhvillimit të procesve të integrimeve evropiane”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme