Smakiqi: PZAP s’do t’a refuzonte Listën Serbe, do t’i drejtohemi Supremes
BKT
Lajme

Smakiqi: PZAP s’do t’a refuzonte Listën Serbe, do t’i drejtohemi Supremes

Xhevdet Smakiqi,anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kurrë nuk do t’i përgjigjej negativisht një kërkese të Listës Serbe. Ai ka folur kështu në kontekst të kërkesës së subjektit të tij që PZAP e ka refuzuar.

Duke folur për RTK-në Smakiqi ka thënë se rinumërimi është domsdoshmëri ligjore.                “Defekti teknik ka pasur efekt në diskriminim ndaj komunitetit Egjiptian. Çka nëse në këtë defekt të formularit të numërimit të KQZ-së të ishte defekti në numrin e Listës Serbe apo ta zëmë partive relevante me fuqi politike? Formularët e mangët të KQZ, në te gjitha vendvotimet në Republikë kanë eleminuar nga gara komunitetin Egjiptian pra Partine Liberale Egjiptiane me numrin garues 111, pasiqe zyrtaret e KVV-ve, nuk kanë pasur hapësire ku t’i vendosin rezultatet e kësaj partie garuese si rezultat komisonerët dhe Kryesuesit e Vendvotimeve kanë vepruar apo shkelur nenin 101.pargrafi 4, nenin 102 pargrafi 2 dhe rregullën zgjedhore 21 të KQZ-së”, ka thënë ai. “PZAP kurrë nuk do të refuzonte një ankesë të Listës Serbe, për më tepër do të dridheshin nga deklaratat e amabsadorëve të Kuinitit siç ka vepruar sot me hudhjen e ankesës së NISMA, LDK dhe PDK”.sipas tij, barazia dhe shteti i së drejtës duhet te mos llogaritë në shpejtesi të përmbylljes së procesit, por në saktësi e transparencë të rezultateve. “PZAP sot ka qenë i anshëm dhe i ndikuar nga faktorë politikë. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme që të vërtetoj shkeljet e rënda në saktësi dhe transparencë dhe jo diskiriminim siç e parashikon neni 101 dhe 102 i Ligjit për Zgjedhjet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Nisma do të kalojë perqindjen mbi 5.5 me numërimin e votave me kusht dhe ato nga diaspora.


MË SHUME NGA Lajme