Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Selvete Begolli stiliste flokësh, e cila do të na tregoj rreth trendeve të ngjyrave të flokëve gjatë stinës së vjeshtës.

Mysafir i dytë do të jetë Naim Berisha përfaqësues i Këshillit Organizativ, e cili do të flasë për konferencën studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore.

Ndërsa në një lidhje të drejtëpërdrejtë do të jetë Burim Bajrami drejtor i Bujqësisë në Komunën e Ferizajit, i cili do të flasë për panairin e gjedhit në Ferizaj.

Po ashtu në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Urim Sallauka organizator i panairit, i cili do të flasë rreth hapjes së panairit vjeshtor të librit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme