09:06 / 09.10.2019
Zbulohet statuja e Zlatan Ibrahimoviqit
Në Malme të Suedisë u zbulua statuja e futbollistit Zlatan Ibrahimoviq.
Gjiganti suedez ose dashurohet, ose urrehet, deklaratat e tij nuk janë kurrë të zakonshme dhe asnjëherë si ato të mëparshmet.
Në mijëvjeçarin e tij, Zlatan është ndoshta ai me më shumë vetëbesim. Shembujt ku e ka shfaqur këtë janë të shumtë, i fundit në Malme.
Ja deklarata e tij pikante pas zbulimit të statujës: “Kur shkon në New York, sheh Statujën e Lirisë, kur mbërrin në Suedi sheh statujën e Zlatanit.”
38-vjeçari luan në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar 30 gola.
Në total janë 52 gola në 56 ndeshje, shifra që e bëjnë të mendojë se ende është herët për të varur këpucët në gozhdë./tch























