Kosova U21 shpreson në fitore kundër Shqipërisë
Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Shqipërisë, në Elbasan.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri Rafet Prekazi si dhe lojtari Lirim Kastrati.
Prekazi, pasi e bëri publike listën e futbollistëve që do t'i ketë në dispozicion, e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.
"Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe këtë herë shkojmë të bëjmë lojën tonë me moton me krenari dhe përgjegjësi të madhe ", tha Prekazi.
Ndërsa Lirim Kastrati e cilësoi këtë ndeshje si një ndeshje të veçantë, mirëpo shpreson që në fund të arrijë një rezultat pozitiv.
"Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e mirë, jemi të gjithë shqiptarë dhe ka me qenë një ndeshje pak më ndryshe se këto ndeshjet tjera mirëpo shpresojmë në rezultat pozitiv", tha Kastrati.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me 15 tetor.
























