Si ndikon qumështi në eshtrat e njeriut
Hulumtimi i fundit, që ishte publikuar në "British Medical Journal", në të cilin kishin marrë pjesë 61.000 femra, ka zbuluar se ato femra të cilat kanë konsumuar qumësht, janë më të rrezikuara më së shumti nga shfaqja e frakturave, sidomos ato të eshtrave.
Hulumtimi, që kishte zgjatur 20 vite, ka treguar se femrat të cilat shpesh konsumojnë qumësht, janë tepër të rrezikuara nga vdekja e hershme. Shkencëtarët besojnë se fajtori është laktoza, e cila në trup shndërrohet në substanca që shkaktojnë stresin oksidues apo shkaktojnë dëm në gjithë trupin.
Hulumtimet e bëra në kafshët laboratorike kanë vërtetuar që qumështi mund ta shkaktojë zvogëlimin e masës dhe dendësisë së eshtrave, pezmatim kronik në trup, sëmundjet të sistemit kardiovaskular dhe shfaqjen e shenjave të hershme të plakjes.
Por, ekspertët deklasojnë se nuk duhet në tërësi ta largoni qumështin nga tryeza juaj, por vetëm ta ulni konsumimin e tij. Në gjendjen e përgjithshme shëndetësore ndikim kanë edhe faktorët tjerë si konsumimi i kripës, sheqerit, kafeinës, ekspozimi ndaj diellit dhe aktiviteti fizik. Një gotë qumësht përmban rreth 300 mg kalcium, vitamina D, beta karotinë, magnez, selen dhe zink.























