17:07 / 10.10.2019
Presidenti i Lyonit: Mourinho ka zgjedhur tjetër klub
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka treguar arsyen se pse Jose Mourinho ka refuzuar stolin e klubit francez.
Lyon i ka ofruar mundësinë Mourinhos për t’u bërë trajner, por një gjë e tillë është refuzuar. Sipas Aulas tekniku portugez ka zgjedhur tjetër skuadër.
“Kishim disa bisedime. Ishte mirë për të gjithë. Nuk e pranoj pasi ka zgjedhur tjetër klub”, deklaroi ai.
Lyon këtë sezon është në formë jo të mirë pasi është në vendin e 14-të me vetëm nëntë pikë në nëntë ndeshje të zhvilluara.























