Kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës të përfillet nga qeveria e ardhshme
BKT
Lajme

Kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës të përfillet nga qeveria e ardhshme

Arbenita Marmullaku,Radio Kosova

Analistët konsiderojnë se ndër veprimet e para të qeverisë së re duhet të jetë heqja e taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës. Ata thonë se kërkesa e SHBA-së për këtë çështje duhet të përfillet.

Heqja e taksës për produktet serbe, konsiderohet një ndër sfidat për qeverinë e re të Kosovës. Analisti politik Milazim Krasniqi, thotë se taksa është bërë gurë i rëndë në qafë të qeverisë dhe institucioneve të vendit. Ai më tej tha se Kosova nuk duhet mbetur peng i saj.

“Qeveria e ardhshme do ta ketë parasysh ketë gjë, ta pezulloj taksen në bazë të rekomandimeve të SHBA-së, fjala vjen 120 ditë derisa të shihen efektet e dialogut dhe pastaj ajo mbetet potencialisht si mundësi për ta kthyer”.

Sa i përket masës së reciprocitetit të proklamuar nga liderë politik, Krasniqi konsideron se është term fluid, që nuk thotë ndonjë gjë.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Lulzim Syla tha se çdo masë tjetër që Qeveria e vendit mund të marr në këtë drejtim, duhet të jetë e koordinuar me SHBA-në.

“Duhet të jemi në bashkërendim me SHBA edhe në qoftë se kërkesa e tyre është që duhet të lëvizim drejtë kësaj ,atëherë edhe unë mendoj që Kosova duhet të kaloj nga bllokimi total i produkteve , në një reciprocitet të njëjtë’’.

Ndryshe, partitivë fituese që do të formojnë qeverinë e re, kanë paralajmëruar se taksa do të hiqet duke u zëvendësuar me masën e reciprocitetit . Të dhënat e ASK-së flasin se Serbia eksporton në Kosovë rreth 500 milion euro, kurse Kosova nuk arrin të tejkalojë shumën prej 20 milion të eksportit në Serbi.




MË SHUME NGA Lajme