Flet Peter Handke: Pasi e fitova “Nobelin” mora xhaketën dhe dola në pyll
Shkrimtari austriak Peter Handke, fituesi i çmimit “Nobel” të këtij viti tha se ishte i kënaqur për fitoren, pasi miqtë e tij në Serbi po e prisnin me padurim.
Vetëm pak orë pasi mësoi se ai ishte marrësi i këtij çmimi, Handke tha për median serbe “Blic” se gjëja e parë që kishte bërë ishte: kishte marrë xhaketën dhe kishte dalë për shëtitje të rregullt në pyjet afër shtëpisë së tij.
I pyetur se si ndihej në atë moment, Handke tha se ishte shumë mirënjohës jo vetëm për çmimin, por edhe për nënën e tij.
"Fantastike, ishte fantastike," tha ai.
Në shënimin që ai kishte shkruar mendonte se nuk do ta fitonte kurrë çmimin Nobel sepse ishte me serbët dhe nuk i vinte keq për këtë.
Por sipas tij një mrekulli ndodhi. "Saktësisht. Unë nuk e besoja fare. Unë i thashë vetes se nuk ishte e mundur. Por gjithçka ndodhte në kokën time. Ne gjithmonë presim që të ndëshkohemii, por ndonjëherë ndodh e kundërta, ashtu siç ndodhi sot".























