RTK siguron të drejtat për kualifikimet e U21 dhe femrave në futboll
Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares U21 të Kosovës në futboll. Ndeshja e radhës luhet kundër Shqipërisë të martën me datën 15 tetor në orën 19:00.
Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese për kombëtaren e U21 në futboll e cila është e treta në radhitje me pikë të njëjta më vendin e dytë dhe të parë që nënkupton që gjasat e kualifikimit i ka të mëdha. RTK ka të drejtat edhe të Kampionatit U21 në futboll dhe kualifikimi i Kosovës do ta bënte shumë të rëndësishëm kampionatin për audiencën kosovare.
Tashmë Tekniku i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për eliminatorët për Euro 2021.
Ndeshja zhvillohet me datën 15 tetor kundër Shqipërisë U21 në ‘Elbasan Arena’ me fillim në orën 19:00. RTK do të ketë edhe emisionin hyrës para ndeshjes dhe analizën pas ndeshjes.
Krahas kësaj RTK ka siguruar edhe të drejtën e kualifikueseve të kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave.























