15:42 / 11.10.2019
Tottenham përgatit largime të shumta në janar
Drejtuesit e Tottenhamit po përgatiten që të largojnë disa lojtarë me hapjen e afatit të janarit.
Përveç Eric Dier apo Dany Rose, një emër me peshë që pritet të largohet nga “Spurs”-at është ai i mesfushorit danez, Christian Eriksen. 27-vjeçarit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametër zero, drejtuesit janë bindur që ta shesin atë me hapjen e merkatos së janarit. Eriksen është një nga objektivat e Real Madrid dhe kjo duket të jetë arsyeja se përse danezi nuk pranoi të rinovonte kontratën, edhe pse drejtuesit e Tottenham u përpoqën vazhdimisht ta bindnin atë.























