19:23 / 11.10.2019
Presidenti Meta: Tani të gjithë pranë kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme fatet e kualifikimit në Euro 2020.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sfidojnë në orën 20:45 Turqinë, një duel mjaft interesant. E në pamundësi për të qenë pranë ekipit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" për të uruar kombëtaren për sfidën e Stambollit.
"Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar!," shkruan Meta në statusin e tij, raportojnë mediat shqiptare.
Dueli mes Turqisë dhe Shqipërisë është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020, me turqit që mbajnë kreun me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë qëndrojnë në vendin e katërt me 9 pikë.























