21:37 / 11.10.2019
Turqi-Shqipëri, heshtin rrjetat në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, takim ky që po luhet në Stamboll, në kuadër të Grupit H për kualifikueset e EURO 2020, raporton RTKLive.com.
45-minuteshi i parë ka kaluar më iniciativën e të turqve, të cilët bën më shumë presion drejt portës së kuqezinjve, derisa këta të fundit më kundërsulme provonin të rrezikojnë portën e turqve, madje, ishte Rey Manaj, i cili në finish të kësaj pjesë, rrezikoi portën e skuadrës turke. Duhet cekur se gjatë pjesëlojës së parë, kishte shumë ndërprerje.
Kjo ndeshje për Shqipërinë, është tejet e rëndësishme në kualifikueset për EURO 2020.
Shqipëria aktualisht ndodhet në katër më nëntë pikë, kurse, Turqia kryeson grupin më 15 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Franca.























