Ndërroi jetë babai i Avdullah Hotit
BKT
Lajme

Ndërroi jetë babai i Avdullah Hotit

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

Halim Hoti ka vdekur të premten, ka bërë të ditur politikani i LDK-së.

“E ndjej të nevojshme, që në emër të familjes tonë, t’ju njoftoj se sonte u nda nga ne baba jonë Halimi”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

“Varrimi bëhet të shtunen, 12 tetor, në orën 12:00, në varrezat e fshatit Ratkoc”, ka njoftuar ai.


MË SHUME NGA Lajme