10:19 / 13.10.2019
Trajneri i Argjentinës tregon kur do të rikthehet Messi në kombëtare
Trajneri Argjentinës, Lionel Scaloni insiston se kapiteni i kombëtares, Lionel Messi do të rikthehet në skuadër në muajin nëntor pas suspendimit të tij.
Messi ishte dënuar me tre muaj suspendim nga futbolli ndërkombëtar në gusht për shkak të akuzave të tij ndaj shtëpisë së futbollit të Amerikës Jugore për korrupsion gjatë Kupës së Amerikës.
Messi kishte kritikuar edhe gjyqtarët pas humbjes në gjysmëfinale të këtij kompeticioni nga Brazili, transmeton zëri.
“Messi nuk është këtu për shkak të suspendimit. Sergio Aguero nuk është këtu sepse ka pasur një problem dhe nuk ka stërvitur 100% me klubin e tij. Sigurisht të dy do të jenë këtu në muajin e ardhshëm”, u shpreh Scaloni.























