12:24 / 13.10.2019
Helmohen zyrtarët që ishin duke numëruar votat n`zarfet e ardhur nga Serbia
Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.
Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Policia posedon informata të tilla por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar të adresohemi në KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia dhe ambulancat.























