13:59 / 13.10.2019
Kontrabandonte 19 persona për në Kosovë, arrestohet nga policia
RTKlive
Një i dyshuar është arrestuar dje në Pikën Kufitare në Vërmicë pasi në automjetin e tij janë gjetur 19 persona shtetas të huaj.
Sipas policisë këta persona ishin duke kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për në Kosovë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























