16:32 / 13.10.2019
Drejtori sportiv i Dortmundit: Sancho mund të largohet
Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka pranuar që ylli i skuadrës, Jadon Sancho mund të largohet se shpejti.
Anglezi nuk ka nënshkruar kontratën e re, gjë që ka bërë të këtë shumë spekulime rreth të ardhmes së tij.
Zorc shtoi se anglezi nuk do të jetë këtu në pesë vitet e ardhshme.
Më së shumti interesim për Sanchon ka shfaqur Manchester United, por mund të ndodh edhe rikthimi te Manchester City.























