Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Sali Shoshi drejtues i CWB. Ai do të flas për restaurimet e objekteve të vjetra, aktivitetet e shoqatës.

Kurse mysafirë të tjerë do të jenë Ulrika Richardson koordinatore për zhvillim e OKB-së në Kosovë dhe Genta Begolli - AGK. Ata do të flasin për ‘ Çmimin vjetor i gazetarisë për varfëri’.

Ndërsa Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, do të flas për trajnimin e mësimdhënësve në fushën mediale/vazhdimin e studimeve për mësimdhënësit me sistemin tre vjeçar të studimeve, pa shkëputje nga puna dhe mbylljen e shkollave në komunën e Kamenicës.

Ndërsa Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, do të flas për ndeshjen Kosovë-Mali i zi e cila luhet të hënën.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme