VIDEO- Richardson: Varfëria ekstreme në 30 vitet e fundit është përgjysmuar
BKT
Lajme

VIDEO- Richardson: Varfëria ekstreme në 30 vitet e fundit është përgjysmuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGP) në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës (UNKT), nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, më 14 tetor do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë,me këtë rast ndahet edhe Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë 2019.

Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë 2019, edicioni i 14-të me radhë, organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Ekipin KB-ve të Kosovës-UNKT, tha Genta Begolli kryetare e  AGK-së, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK. Interesimi për këtë çmim është shumë i madh, deri më tani tha ajo kanë aplikuar mbi 40 gazetarë.

Më këtë aktivitet do t’i paraprihet Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë me 17 Tetor, e cila u caktua në bazë të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara të miratuar më 22 dhjetor 1992 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim e OKB-së në Kosovë -UNKT, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, tha se në 30 vitet e fundit është përgjysmuar varfëria ekstreme në nivelin botëror, por në objektiv, thotë ajo, është zhdukja totale e varfërisë ekstreme. Sipas saj, 48 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri, në një gjendje më të rëndë janë fëmijët e disa komuniteteve pakicë.

Në ceremoni e ndarjes së shpërblimeve për gazetarë pritet të marrin pjesë përfaqësues të medieve, institucioneve, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, organizatave ndërkombëtare dhe partnerë tjerë të angazhuar për zhdukjen e varfërisë dhe promovimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë. Ceremonia do të shoqërohet me një ekspozitë që trajton varfërinë përmes fotografive.

Për më shumë ndiçni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme