Wenger: Vazhdova dashurinë me Topçinjtë, refuzova disa herë Realin

Wenger: Vazhdova dashurinë me Topçinjtë, refuzova disa herë Realin

Arsene Wenger shpenzoi 22 vite në krye të Arsenalit, megjithatë së fundmi trajneri ka treguar se nuk është penduar për kohën te topçinjtë. Francez ka theksuar se vazhdoi dashurinë me topçinjtë dhe se në më shumë se një rast ka refuzuar stolin e Real Madrid.

“Refuzova Real Madrid disa herë. Atje do të kisha më pak influencë në zgjedhjet e klubit seç kisha te Arsenali dhe vendosa të vazhdoja dashurinë time me topçinjtë. Edhe pse mund të kisha fituar më shumë tituj në një skuadër tjetër.

Pendimi i vetëm ndoshta është që mbase sakrifikova mundësinë për të fituar dhe zgjodha të isha besnik. Ndjehesha në vendin e duhur për mua, pse duhej të ndryshoja për të shkuar në një pankinë më prestigjioze por të isha më pak i lumtur”, tha Wenger.